Disfatë e rëndë për Ilir Latifin, shqiptari mundet keq nga Lewis në UFC

Derrick Lewis ka arritur të fitojë duelin me Ilir Latifin, ndeshje e vlefshme për UFC 247. Në sfidën e zhvilluar në Houston, Lewis i ka dhënë një mësim të mirë luftëtarit kosovar.

Ai arriti ta mposhte Latifin me vendimin unanim të jurisë, në ‘Toyota Center’, gjatë së shtunës mbrëma.

Amerikani ishte shumë i fortë me sulmet e tij kundër Latifit, të cilave kosovari nuk iu bëri dot ballë.

Lewis pati disa sulme të njëpasnjëshme në minutën e fundit të duelit, dhe në fund juria vendosi unanimisht për fitoren e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu