Dita e Christianos, portugezi prezantohet sot te Juventusi

Dita e Cristiano Ronaldos te Juventusi ka mbërritur. Më pak se një javë pas njoftimit zyrtar, CR7 bashkohet me botën e Juventusit në ditën e tij të parë bardhezi.

Pas zbarkimit pasditen e djeshme në Kazele dhe darkës me drejtuesit e Juves, portugezi arriti pak para orës 10 të mëngjesit në J-Medical për vizitat mjekësore.

Pastaj transferimi në qendrën sportive të Kontinasa dhe nënshkrimi në kontratën që do ta lidhë me Juventusin për 4 sezonet e ardhshme.

Sapo të kryhen këto, do të jetë takimi i parë me shokët e rinj të skuadrës dhe me trajnerin Allegri. Së fundi, në orën 18:30, konferenca për shtyp në stadium.

Ronaldo do të bashkohet me grupin në stërvitje në fund të muajit, pas pushimeve të verës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu