Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta, Shoqata SOS Vita bëri ndarjen e karrocave elektrike për personat në nevojë (FOTO)

Më 3 dhjetor ne Shkup u shënua dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta. Shoqata SOS Vita – Shkup ne krye me kryetarin e Saj të palodhshëm z Ertan Shakiri, shënuan këtë ditë në Hotel Hilton në prani të shumë anëtarëve të kësaj shoqate, dashamirëve dhe bashkpunëtorëve të saj.

Në fjalimin e tij fillestar z.Ertan Shakiri potencoi se shoqata SOS Vita ngelet si shoqata me ingerencat më të mëdha për personat me nevoja të veçanta në RMV.

Të pranishëm në këtë event ishin dhe kryetarja e qytetit të Shkupit zonja Danella Arsovska, kryetari i Alternativës z Afrim Gashi, biznesmeni i njohur dhe ndër personat që çdoherë i qëndron përkrah shoqatës z Aydoan Ademovski dhe z Bujar Kamberi, përfaqësues të shoqatës “Matusitet” dhe shumë anëtarë të tjerë.

Kryetari Shakiri bëri ndarjen e 8 karrocave elektrike, ku në pritje janë edhe të 10 të tjerave në ditët ne vijim, me qëllim që çdo nevojtari ti sigurohet një e tillë.

Në një ambient tejet emocional Shakiri potencoi se aktivitet asnjëherë nuk do kenë të ndalur përderisa do të ketë bëmirës zemër gjërë që dinë ti gëzojn personat me nevoja të veçanta.

Shoqata SOS VITA këto dy vite ka siguruar gjithësej 79 karroca elektrike dhe jo elektrike./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu