Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave. Nga e enjtja, gjatë orëve të pasdites, në disa zona priten reshje shiu dhe bubullima.
“Vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende do të kalojnë 40 gradë Celsius. Nga e enjtja deri në fund të javës, gjatë pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave jostabile, me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima”, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Nga e mërkura temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës pritet të shkojnë deri në 41 gradë.










