Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati po shihet si kandidat i mundshëm për postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Kosovës. Emri i tij po spekulohet nga qarqe partiake të LVV dhe LDK.
Ai njihet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe për këtë shkak u shkarkua nga detyra dhe u zëvendësua me Gent Cakajn. Bushati ka pranuar se në tavolinën e tij derisa ishte ministër i jashtëm i është zbuluar harta se si po planifikohej ndarja e Kosovës. Edhe publicist Veton Surroi është një nga emrat e përmendur në postin e ministrit të jashtëm, megjithatë edhe kjo ka qenë në vazhdën e spekulimeve.










