Djali i Arkanit për Muzakajn: Nuk është burrë, leh si qentë endacakë

“Ashtu siç e prisja. Jam përgatitur shumë dhe kemi punuar për këtë rezultat. Isha i gatshëm t’i ‘këpus’ kokën’. I lumtë për guximin. Nuk është e thjeshtë që dikush nga një vend i vogël të vijë në Beograd dhe ta vë reputacionin e tij në rrezik”, ka thënë Veljko i cili më pas ka shtuar: “Më vjen keq që nuk zgjati më shumë që njerëzit të shohin boks të bukur, por sinqerisht dëshiroj që të gjitha meçet t’i përfundoj në këtë mënyrë”, ka deklaruar Raznatovic për mediet serbe, përcjell Insporti.Boksieri serb më pas ka folur për Mazrekun. “Mendoj se ai djalosh më tepër po flet për t’i bërë vetes marketing. Do të doja shumë që ky meç të zhvillohet, por nëse ai është sfiduesi le të vijë. Unë nuk e kam ditur as që ekziston”.

Raznatovic nuk është ndalur me kaq, por ka ironizuar edhe më tek me boksierin shqiptar. “Unë nuk kam dëgjuar për të derisa ka nisur të shfaqet në gazeta dhe të flasë marrëzira. Dëshiroj që ai të vijë këtu dhe t’i konfirmojë ato që po i thotë. Le të vijë dhe të tregohet ‘shmek’. Por, duhet t’i bëjë ofertë zyrtare menaxherit tim Luka Popovic dhe jo të flasë nëpër kafe. Disa lehin si endacakë.”“Kush dëshiron të vrasë, ke të bëjë ofertë dhe ne kryejmë punë, ashtu si me Mrvalj dhe gjashtë të tjerë para tij. Unë nuk jap deklarata të kota. Kemi provuar të kontaktojmë me menaxherin e tij, pasi këto fjalë më lëndojnë. Nëse nuk paraqitet brenda 7 ditësh, nuk do të doja t’i kushtojmë vëmendje, sepse nuk tregohet mashkull, nuk tregohet trim”, ka shtuar Raznatovic shkruan Kurir.rs, transmeton Insporti.com.“Po, unë jam i i biri i tij (Arkanit)… Mu më pengon kur më provokon dikush që nuk është ndonjë boksier me emër. Petar Mrvalj për të (për Mazrekun) është boksier”, ka thënë Raznatovic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu