Pak muaj më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry u bënë prindër të një djali super të lezetshëm, të cilin e quajtën Archie, por le të bëjmë diçka të qartë që në fillim, ai nuk do të jetë Princ.
Ai është një “master”, pra ky do të jetë tiulli i tij, që në shqip mund të përkthehet si “zotëri” ose “mjeshtër”. Kështu, djali i Harry-t dhe Meghan është formalisht “Master Archie Harrison Mountbattern Windsor”.
Dhe nëse po e pyesni veten se pse Archie nuk do të ketë një titull, ndërkohë që kushërinjtë e tij të vegjël e kanë, ka një arsye që në rregullat e familjes mbretërore është e shpjeguar në mënyrë shumë të detajuar dhe gati të pakuptueshme për publikun. Kështu që ne do të përpiqemi ta themi, në mënyrë që të mund ta kuptojmë të gjithë së bashku.
Falë George-it, jo këtij:

Por këtij:

Që është Mbreti George V dhe që në vitin 1917, e kufizoi numrin e anëtarevë të familjes mbretëore që mund të kishin një titull. Pra, me pak fjalë, titullin si Princ ose Princeshë mund ta marrin vetëm fëmijët e sovranit momental, pra fëmijët e Elizabetës, që janë Princi Charles, Edward dhe Princeshë Anna, fëmijët e djemëve të sovranit, pra fëmijët e Charles-it, që janë Princi Harry dhe William dhe djali më i madh, i djalit më të madh të Princit të Wales. Por meqë Princi Harry është djali i dytë, i princit Charles, që është dhe Princi i Wales-it, fëmijët e tij nuk mund ta marrin titullin si Princ ose Princeshë.
Dhe nëse po e vrisni mendjen se përse vajza e William, Charlotte, që sigurisht nuk është djali më i madh i tij, në fakt quhet Princesha Charlotte, kjo është pasi në vitin 2013 Mbretëresha e Anglisë, ndryshoi rregullat dhe të gjithë fëmijët e William mund të merrnin tituj.
Nëse Meghan dhe Harry, do të donin vërtetë që djali i tyre të ishte Princ, ata mund ti kishin bërë një kërkesë Mbretëreshës dhe me shunë mundësi ajo do të bënte dhe një tjetër ndryshim rregulli, por ata zgjodhën që ai thjesht të thirrej “Master Archie”. Në fakt, duket si një vlerësim jo i duhur për dikë që është i 7-ti në rradhë për fronin, linja e trashgimisë të së cilës duket kështu këto kohë:
Prince Charles
Prince William
Prince George
Princess Charlotte
Prince Louis
Prince Harry
Master Archie










