Protestuesit janë spostuar nga Ministria e Financave dhe Piramida drejt Kryeministrisë.
Një numër mjaft i lartë i qytetarëve janë mbledhur dhe po qëllojnë me gurë dhe shishe molotovë institucionin.
Ndërkohë janë shtuar dhe forcat e policisë në përpjekje për të larguar qytetarët dhe për të shmangur dëmet.










