Djali i Michael Schumacher rrëfim prekës për të atin

Mick Schumacher ka bërë një rrëfim emocional për babain e tij dhe legjendën e Formula 1, Michael, derisa thotë se dëshiron t’i ndjek hapat e tij.

Piloti i talentuar thotë se mendon më shumë se çdo ditë për babain e tij.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 është në gjendje të rëndë shëndetësore pas një incidenti që e pësoi në skijim disa vite më parë.

Ende saktësisht nuk dihet situata e tij, për shkak të privatësisë që e ka ruajtur familja kundrejt mediave.

“Ai (Michael) ishte me mua kudo që unë shkoja”, tha fillimisht Mick Schumacher.

“Unë tentoj ta mësoj çdo detaj të rëndësishëm për mua nga ai. Është e tmerrshme kjo situatë për të pritur. Pra, vetëm duhet të presim”, vlerësoi Mick.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu