Djali i Schumacher vitin e ardhshëm do të garojë në Formula 1

Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, duke filluar nga vitin 2021 do të garojë për ekipin Haas F1. Piloti gjerman 21-vjeçar do të jetë kolegu i pilotit rus Nikita Mazepin. Në njoftimin e bërë nga ekipi, thuhet se me Schumacher-in i cili në vitin 2018 fitoi Kampionatin Evropian në Formula 3 dhe këtë vit në Kampionatin Botëror në Formula 2, është nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.

Michael Schumacher, i cili në Formula 1 ka fituar 7 kampionate, u plagos rëndë më 29 dhjetor 2013 përderisa skijonte në alpet e Francës. Pjesa më e madhe e trupit të pilotit 51-vjeçar u paralizua, ndërsa procesi i rehabilitimit vazhdon që nga shtatori i vitit 2014 në shtëpinë e tij në Zvicër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu