Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska

Sa herë që Michael Jackson dilte në publik me fëmijët e tij, ata kishin fytyrat e mbuluara me maska. Michael Jackson kishte tre fëmijë; Prince, Paris dhe Blanket (sot i njohur si Bigi). Prince ka shpjeguar arsyen pse ata duhej të mbanin maska kur ishin fëmijë. Sipas tij, Michael donte të fshehte identitetin e tyre.

Babai im fliste me mua si me një të rritur. Na tha se arsyeja pse mbanim maska ishte sepse donte që ne të kishim një jetë pa të. Nuk e kisha menduar kurrë nëse fëmijët e tjerë jetonin ashtu kur ishin të vegjël. Por kur e kuptova se kush ishte ai, atëherë kuptova se nuk ishte normale. Më kujtohet kur isha në Disneyland, dola te dritarja dhe jashtë. Ishin gjithë ata fansa që më përshëndesnin dhe më fotografonin. Unë mendoja se ishte diçka normale dhe thjesht ua ktheva përshëndetjen.

Ai thotë se e ka kuptuar sa i rëndësishëm ishte babai i tij për botën vetëm pasi pa një video të një performance ku njerëzve iu binin të fikët. Ai shtoi se tani kupton shumë nga vendimet e çuditshme prindërore të babait, sepse shpesh dilnin në rrugë pa të, dhe askush nuk i njihte. Prince përfundoi studimet për administrim biznesi në Universitetin Loyola Marymount në vitin 2019. Ai gjithashtu është bashkëthemelues i një organizate bamirësie të quajtur Heal Los Angeles, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së të rinjve në Los Angeles.

Rikujtojmë se mbreti i paprekshëm i popit, Michael Jackson ndërroi jetë tragjikisht më 25 qershor 2009, Ndikimi i tij në muzikë dhe kulturë vazhdon të ndihet ende sot. Së fundmi Bill Whitfield, truproja i fundit i Jackson, ka ndarë disa nga momentet e fundit dhe përvojat e tij personale në lidhje me këngëtarin legjendar në një intervistë për “The Sun”.

Bill Whitfield filloi të punonte si truproja e Michael Jackson në dhjetor 2006, pas një periudhe të tensionuar që përfshinte akuzat e abuzimit seksual të fëmijëve që ishin ngritur ndaj këngëtarit. Whitfield, si shumë të tjerë, kishte lexuar dhe dëgjuar shumë për këto akuza dhe për këtë arsye ndjeu pasiguri në lidhje me verifikimin e tyre. Ai shprehu se, para se të fillonte punën me Jackson, kishte pasur dyshime për natyrën e akuzave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu