Djali nga Shkupi shpëton jetë në Gjermani, shpërblimin në para u’a dedikon familjeve skamnore në vendlindjen e tij

I riu shkupjan Enes Sulejmani 27 vjeçar, i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Gjermani, ka shpëtuar një foshnje 8 muajshe nga një shtëpi që ishte përfshirë nga flakët në Hameln të Gjermanisë.

Shkupjani në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë duke kaluar rastësisht me veturë, ku menjëherë ka ndaluar dhe është ngjitur në ballkonin e katit të dytë të shtëpisë dhe ka shpëtuar fëmijën. Fatkeqësisht, nga zjarri jetën e kanë humbur 2 fëmijë të tjerë, ndërsa janë lënduar edhe prindërit e fëmijëve, më rëndë babai i tyre, si pasojë e tymit.

Komuniteti i atjeshëm në Gjermani ku ndodhi tragjedia, në shenjë falenderimi për aktin human të të riut shkupjan Enesit, grumbulluan një shumë të hollash prej 1024 eurove. E këtë shpërblim Enesi ka vendosur që t’ua dedikojë familjeve skamnore në vendlindjen e tij në Shkup, shkruan Aktuale. Rasti, ku 27 vjeçari nga Shkupi shpëtoi jetë, ka bërë jehohë në mediat në Gjermani, ndërsa është bërë virale edhe në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu