Djaloshi shqiptar që ëndërron një ditë të bëhet si Messi (VIDEO)

Visar Uka, është talenti shqiptar që duket se ëndrra e tij është të bëhet një ditë futbollist profesionist dhe natyrisht, si idhulli i shumë fëmijëve në mbarë botën, Lionel Messi i Barcelonës.

Ai ushtron vazhdimisht në mënyra të ndryshme që një ditë ëndrra t’i bëhet realitet.

Në një video të publikuar në Facebook në llogarinë me emrin “Uka Luan”, shkruhet: “Thonë që Messi është jashtëtokësor, por këtë nuk e beson kush. Por që ka gjëra inteligjente nën ujë këtë e dimë të gjithë”.

Uka mban gjithmonë topin me vete, ashtu si edhe në këtë video ku tregon aftësinë që ka teksa në mënyrë akrobatike, e godet fuqishëm topin dhe gjuan në basenin e vogël ku po i kalon këto ditë të nxehta vere.

Messi ka qenë dhe do të jetë idhulli i shumë fëmijëve në mbarë botën, një shtysë për të arritur një ditë gjëra të mëdha në karrierë dhe ashtu duket të jetë edhe për Visar Ukën, i cili do të luftojë shumë që një ditë ta bëjë ëndrrën realitet.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu