Djaloshi shqiptar, talent i karatesë në Texas të SHBA-së

Sokol Kurteshi, është shqiptari I talentuar i karatesë në SHBA
Çdoherë e më shumë shqiptarët e rinj kudo në botë po shkëlqejnë me talentin e tyre në shumë fusha të jetës.

Së fundi, karateisti i talentuar shqiptar me prejardhje nga Çerkezi i Kumanovës, Sokol Kurteshi, po mbron ngjyrat e klubit të karatesë TX All – Stars Karate në Texas të SHBA-së,

Sipas informacioneve, ai është vetëm 17-vjeç dhe sukseset e tij, turne pas turneu, janë evidente.

Po ashtu, i riu shqiptar gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar (2019) ishte shpallur kampion në disiplinën Kata, ndërsa kishte dalë i treti në sparing.

Ai, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Akademinë përgatitore Grace – Arlington TX,

Kurteshi është shumë i lumtur për sukseset e arritura dhe premton se do të vazhdojë të punojë në mënyrë që arrijë sa më shumë në sportin e karatesë që e do shumë dhe e bën me përkushtim të madh.

Një mbështetje të forte ka edhe nga familja e tij që janë shumë krenarë me sukseset e tij të deritashme.

Gjatë këtij viti Kurteshin e presin edhe gara të shumta, nga të cilët ai pret që të dal fitues.

Synimet e Sokol Kurteshit janë që një ditë të arrijë majat e botës në karate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu