“Do kemi president të ri”, Abazoviç: Gjukanoviç do tërhiqet nga politika këtë vit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, njëherësh kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviç deklaroi se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të tërhiqet nga skena politike edhe pse ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që pritet të zhvillohen më 19 mars.

I pyetur nga gazetarët për tërheqjen e Gjukanoviçit këtë vit, Abazoviç u shpreh se i qëndron deklaratave të tij dhe se çdo gjë do të jetë e qartë deri më 20 maj, kur do të inaugurohet presidenti i ri, shkruan Vijesti.

“Mendoj se ka përfunduar në një mënyrë apo tjetër. Secili e zgjedh rrugën e vet. Kaq, nuk do të kisha koment shtesë. Ndodhi ajo që u premtova qytetarëve. Unë me përgjegjësi pretendoj se ky vit do të jetë vit stabilizimi dhe ne duhet të kalojmë edhe një seksion. Tashmë kemi kaluar shumë gjëra. Duhet të ndodhin shumë gjëra që janë të mira për vendin”, tha Abazovic për gazetarët në Kuvend.

Sipas Avazoviçit, nuk mund të ketë stabilitet politik në Malin e Zi, pa u tërhequr Gjukanoviç nga politika.

URA duhet të vendosë këtë javë nëse do të nxjerrë apo mbështesë një kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu