“Do ndahemi nga Maqedonia e Veriut për Integrimin”, opozita kundër Ramës: Deklarata provokuese

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, nëse edhe në muajin qershor nuk merret një vendim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Pikërisht këto deklarata janë kthyer në temë debati në Kuvend, ku deputetë të opozitës e kanë cilësuar si provokative.

Një grup deputetësh kanë paraqitur një mocion me debat për një problem shumë delikat i cili ndodhet në një moment kyç siç është momenti i hapjes së negociatave. Rama në Bruksel është bërë një deklarim i rëndë: Besoj se të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë s’mund të vazhdojë më gjatë, ne do ndryshojmë menjëherë kurs nëse nuk kalojmë më në fazën tjetër për negociata.

Deklaratë shumë e rëndë. Shumë ministra e deputetë kanë folur sikur janë ata Evropa i kanë dhënë mend Evropës se si do dalë ajo nga problemet e saj. Po të shikohej siç është thënë fjalë për fjalë do të ishte debilitet politik. Anti kushtetuese, anti ligjore dhe provokative.

Kryeministri qan e lan kur Be bën procedura për të ndihmuar në rindërtim, kurse të nesërmen e tregon veten si kryeministër që prin Evropën. Kjo deklaratë shumë e rëndë është bërë në mes të Brukselit me një qëllim”, tha deputeti i LSI Petrit Vasili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu