Do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë, pohon Vuçiq

Shteti i Serbisë dhe interesat e tij duhet të jenë gjithmonë para interesave partiake dhe individuale. Vetëm së bashku dhe të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton InfoShqip.

Të dashur qytetarë të Serbisë, para dy ditësh thashë të vërtetën për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohemi sa i përket Kosovës dhe Metohisë. Nuk te kam fshehur asgje. Ju thashë gjithashtu se si dhe sa kemi luftuar dhe si synojmë të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Presidenti theksoi se u ka ofruar të gjithë aktorëve politikë në vendin tonë që t’i njohin me presionet dhe gjithçka që po përballet Serbia.

Ata thanë se nuk duan të flasin, ose të paktën një pjesë e mirë e tyre, por duan një demonstratë publike, një shfaqje të veprimit të tyre politik. Me vjen keq qe nuk e kuptuan se vendi eshte me i rendesishem se interesat politike te ndonje partie dhe te ndonjerit prej nesh.Gjithsesi e kam per detyre te respektoj parlamentin dhe te plotesoj te gjitha kerkesat.Do te dal ne Kuvendin Kombetar. Unë do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të luftoj për Kosovën dhe Metohinë dhe Serbinë tonë. Vetëm së bashku dhe të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, ka thënë Vuçiq në Instagram./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu