Do ua marrin paratë me detyrim nga rroga? Edi Rama e thotë hapur: Ta harroni se për Vit të Ri do mund të festoni

Duke theksuar se do te behen nje ndryshim ne vendimin e KM per fondin e vecante, qe ndalon rreptesisht perdorimin e fondit te vecante per veprimtari social-kulturore dhe shperblime te punonjesve te instituconeve per vitin e ri, kryeministri i ka dhene pergjigje kritikave qe qarkullojne ne media kohet e fundit se per punonjesit e shtetit do mbahen para nga paga per te demtuarit nga termeti.

“Refuzoj komplet ate shpifjen tjeter qe medemek ne paskemi detyruar punonjesit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë, asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetare. Ne i dhamë rrogën e nëntorit, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem, nuk ka asgjë më detyrim, por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo, publike, do e bëjmë me ligj të posacëm, asnjë organ i qeverisjes vendore, ndërmarrje e shoqëritë tregtare me kapital 50% shtetëror, për Vitin e Ri për darka e për valle”– tha Rama.

Madje ai ka porositur prerë të gjithë qeveritarët, që të organizohen të gjithë.

“Organizohuni që të gjitha institucionet të ndajnë një pjesë të festave me njerëzit që janë atje, të shkojnë, të cojnë dhurata për fëmijët atje ku janë të kalojnë kohë me ta” – tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu