Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, i është gëzuar deklaratave nga Serbia se janë dhjetë shtetet që janë gati ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Jam i lumtur të dëgjoj se janë dhjetë shtete që mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se gjithashtu është i lumtur me mbështetjen që Serbia i bënë ‘Republika Srpska’.
“Kemi marrëdhëniet dhe mirëkuptim më të madh mes vete”.









