Dodik kërcënon se ‘Republika Serbe’ do ta braktis Bosnjën: As Amerika nuk do të na ndalin këtë herë

Bosnja dhe Hercegovina nuk do të ekzistojnë më, kështu po deklaron anëtari i Presidencës të BIH’it nga radhët e etnisë serbe, Milan Dodik. Dodik ka kërcënuar sot zyrtarët e Bosnjës dhe Hercegovinës se ‘Republika Serbe’ do ta braktisë këtë vend nëse nuk kthehet në pozicionet e ‘Dejtonit’.

Ai po thotë se Bosnja është një vend i keq dhe jo i lirë për të jetuar serbët, ai po thotë se braktisjen e këtij vendi nuk do ta ndal tani as Amerika.

“BeH është vend i keq dhe vend jo i lirë për serbët dhe Republikën Serbe. Nëse nuk ka marrëveshje që të huajt ta braktisin Gjykatën Kushtetuese, atëherë nuk ka më Bosnje dhe Hercegovinë. Këtë le ta mbajnë në mend të gjithë”, ka thënë Dodik.

“Ne do ta bëjmë këtë dhe nuk do të na ndalin as SHBA e as kushdo tjetër, sepse konsiderojmë se Marrëveshja e Dejtonit është rrënuar, para se gjithash me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, i ka thënë Dodik gazetarëve.

Dodik i cili shquhet për nacionalizëm dhe nxitje e urrejte, ka ka përsëritur se Republika Serbe nuk duhet t’i besojë Bosnjës dhe Hercegovinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu