Një flamur turk është djegur gjatë një proteste dje në Athinë duke acaruar edhe më tepër marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë.
Protesta u bë për të kundërshtuar arrestimin e dy ushtarëve grek në që kishin hyrë padashje në territorin turk si edhe problemet që po hasen në ishujt e kontestuar.
Gjatë kësaj proteste, pjesëmarrësit kanë djegur edhe një flamur turk, gjë e cila i ka nervozuar turqit.
Përmes një komunikimi publik, autoritetet turke i kanë kërkuar grekëve që të gjejnë përgjegjësit dhe t’i arrestojnë nëse duan marrëdhënie të mira në vijim. /albeu.com










