“Doja”, kënga e re e Arilena Arës dhe Flori Mumajesit

Dy artistët e njohur shqiptarë Arilena Ara dhe Flori Mumajesi, kanë gati projektin e ri muzikor. Kënga titullohet “Doja” dhe do të publikohet sonte në kanalin YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes postimeve në profilet e tyre në Instagram.

Këngëtarët nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

Kujtojmë se dyshja në vitin 2017 kishin publikuar këngën “Nallane 3”, e cila rezultoi të jetë njëra ndër këngët më të dëgjuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu