DOKUMENT/ Mediat maqedonase në sulm ndaj Asaf Ademit pas sukseseve të vazhdueshme. Ja manipulimi i fundit që bënë ndaj tij

Nëse Ministria e Kulturës ndonjëherë ka qenë e organizuar dhe me sistem pune meritokracie, është pikërsht tani nën udhëheqjen e Ministrisë nga ana e Asaf Ademit të Lëvizjes BESA. Madje, ai në shumë projekte po shënon suksese të një pasnjëshme. E sigurisht kur sukseset numërohen, sulmet nuk mund të mungojnë.

Në disa media maqedonase me qëllim apo jo ngelet në ndërgjegjen e tyre, është shfaqur një lajm ku thuhet se familjarë të Ademit kanë përfituar projekte qeveritare. Por ajo që nuk ceket në kë rast – është se aplikimi për ndihmë financiare në Fondin për Inovacione – është bërë shume më herët se Ademi të emërohet për ministër i Kulturës, do të thotë as që është ditur se ai mund të ketë ndonjë post.

Është e vërtetë ss bashkëshortja e ministrit Ademi ende formalisht figuron si partnere me pronësi pakicë në kompaninë e cila po përmendet në opinion, por ndërkohë ka filluar që moti procedura për ndryshim te pronësisë dhe bashkëshortja e ministrit pritet që brenda 3-4 ditëve, normalisht me kërkesë të saj të tërhiqet si pjesë e pronësisë në këtë kompani.

Por ku qëndron e vërteta? Aplikimi për ndihmë financiare te Fondi për inovacione është bërë nga ana e kompanisë në periudhë kur as që dihej se Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë, e aq më pak që Asaf Ademi do te jete ministër. Në kohën kur kompania ka aplikuar, bashkëshortja e Ademit posedonte vetëm një pjesë të vogël të pronësisë së asaj kompanie.

Në njoftimin zyrtar të Fondit për Inovacione bëhet e ditur se kompania e ka njoftuar Fondin se bashkëshortja e Ademit nuk është më bashkëpronare e asaj kompanie.

Menjëherë pas marrjes së postit të ministrit, edhe pse nuk është e parapare me ligj, por që gjithçka të jetë në kuadër të transparencës së plotë, bashkëshortja e ministrit hoqi dore nga pjesa e pronësisë së saj dhe ajo realisht që atëherë më nuk është bashkëpronare e asaj kompanie. Mirëpo, dikush dëshiron të vërtetën ta paraqes ndryshe, sepse tashmë Ministria e Kulturës frymon shqip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu