PS ka kërkuar refermin në SPAK të Agron Shehajt pasi mori dokumentin që PS po kalonte me marrëveshje të përshpejtuar dhe sekrete me vlerë 302 milionë euro me SHBA. Ndërkaq kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm te Shehajt për shkelje të ligjit.
NJOFTIMI I PS:
PS kërkesë për marrjen e masës disiplinore dhe referimin menjëherë pranë organeve të Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të deputetit Agron Shehaj
Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetin Agron Shehaj, për sjellje të përsëritura të dhunshme dhe agresive duke vënë në rrezik stafin e Kuvendit, dhe duke marrë më forcë dhe nxjerr jashtë sallës materialin e klasifikuar, që përbën shkelje flagrante të legjislacionit për informacionin e klasifikuar.










