Don Xhoni fejohet me modelen ruse?

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik “Don Xhoni”, që nga hyrja në skenën muzikori mori dashuri nga ndjekës të shumtë.

Por, që një kohë të gjatë, modelja ruse, Ariana Lirey, e ndjek reperin madje ajo ka bërë tatuazh portretin e tij në kraharorin e saj.

Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, teksa në mbishkrim ka shënuar ‘Mrs Isufi’ – duke bërë lëmsh rrjetin. Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i reperit që të shpërndajë të njëjtën fotografi me mbishkrim në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa në fotografi ka komentuar “Babushka”.

Modelja ia ka kthyer komentin reperit në gjuhën shqipe “Ti je jeta ime”, e që vazhdimisht vendos këngët e tij në llogarinë private.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu