“Donald Trump nuk dëshiron të bëhet president i SHBA’së”

Michael Moore, regjisor dokumentarësh ka thënë sipas burimeve të tij, Donald Trump nuk dëshiron vërtetë të bëhet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Sipas Moore, Trump nuk e ka paramenduar asnjëherë se do të arrijë të marrë kaq shumë përkrahës në fushatat e tij për president të Shteteve të Bashkuara.

“Fillimisht Trump kishte rënë në dashuri me veten, ku përmes parave të tij ai deshi të bëhej ylli i televizionit, mirëpo kësaj radhe përfundoi duke u bërë ylli i botës”, thotë Michael Moore, shkruan The Guardian.

Moore beson se Trump do ta largohet nga gara për president të SHBA’së në ditën e madhe te zgjedhjeve, pasi sipas tij, Trump nuk do të mund ta përballojë një gjë të tillë.

“Duhet të më besoni, unë jam takuar më të, kam kaluar një ditë të tërë me të. Ai do të dorëzohet në ditën e madhe të zgjedhjeve për president të SHBA’së. Nuk do të mund ta përballojë një gjë të tillë”, thotë Moore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu