Donald Trump sërish drejt futjes në garën për President të SHBA-ve. Kush është gruaja e besuar që ka përfshirë në ekip?

Donald Trump ka shprehur ambicje për tu bërë sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Milioneri nuk është mjaftuar me vetëm një mandat si president.

Tashmë duket se Trump po përgatitet për të garuar sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, teksa ka përgatitur skuadrën që mund ta çojë drejt fitores. Sipas mediave amerikanë, ai ka caktuar dhe se kush do të jetë zv.presidentja në rast se ai do të ulet në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas CNN, e preferuara e Trump përflitet të jetë Republikania e Nju Jorkut, Elise Stefanik. Sipas burimeve në rrethin e ngushtë të ish-presidentit, ai i beson shumë Stefik dhe mendon se ajo do ishte personi i duhur për këtë post.

Ky lajm vjen në një kohë kur ish-sekretari i kabinetit të Trump, Mike Pence përflitet se do të shpall po ashtu kandidaturën e tij për këto zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu