Donald Trump sugjeron vrasjen e Hillary Clintonit nëse ajo bëhet presidente

Nëse ka qenë shaka, ajo nuk e bëri të qeshë askënd me zë.
Donald Trump të martën duket se ka sugjeruar se nëse kandidatja demokrate, Hillary Clinton, zgjidhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e vetmja mënyrë për ta ndalur atë në zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme është vrasja e saj, raporton The Independent.

“Hillary dëshiron të anulojë Amandamentin e Dytë”, ka thënë kandidati republikan për president, duke iu referuar pjesës së legjislacionit që aktivistët për të drejtat e armëve pretendojnë se u jep atyre të drejtën për të bartur armë.

“Përndryshe, nëse ajo arrin të zgjedhë gjyqtarët e saj, nuk mund të bëni asgjë, njerëz. Apo mbase edhe mundeni, nuk e di, kemi Amandamentin e Dytë”, ka thënë Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu