Donaldi dhe Bora kapen mat në një tavolinë, aktori i afrohet shumë pranë dhe i ndez cigaren

Moderatorja, Bora Zemani dhe aktori, Donal Veshaj, janë rikthyer së bashku, pas disa muajsh kaotik në marrëdhënien e tyre. Ata kanë qenë pjesëmarrës mbrëmjen e djeshme në prezantimin e koleksionit të stilistit, Valdrin Sahiti.

Më pas, janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në partyn e organizuar. Ndërkohë, në rrjet po qarkullon një video, ku dyshja janë shumë pranë njëri-tjetri. Donaldi vihet re teksa i ndez edhe cigaren moderatores.

Kujtojmë që dyshja janë kryefjala e mediave rozë dhe interesi që ka publiku ndaj tyre është shumë i madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu