Donev: Maqedonisë nuk i duhet një trup monitorues ad hock pasiqë do ta deligjitimon ASHAA-në

“Maqedonia nuk ka nevojë për një trup monitorues të mediave ad hock, pasiqë prej momentit që krijohet ky trup në mënyrë eksplicite pranohet që Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele si trup rregullues të medieve është në e partizuar skajshmërisht”, kështu ka vlerësuar profesori Universitar Dejan Donev, lidhur me krijimin e trupit monitorues në media si organ që do të krijon informim parazgjedhor të balancuar, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas Profesorit Universitar, më vet faktin që në Maqedoni do të krijohet një trup i tillë dëshmohet që në vend nuk ekziston partizim i plotë i trupit rregullator monitorues shtetëror i njohur si Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele.

Donev është i mendimit që, krijimi këtij trupi monitorues ad hock, si ide është e qëlluar, mirëpo ne esencë është e dështim pasi që e deligjitimon Agjencinë paraprake, duke dëshmuar dëgjueshmëri të plotë partiake të kësaj agjencie.

“Pse ASHAA ka vetëm ushtarë të dëgjueshëm partiak në radhët e saj, nuk ka ndonjë ekspert adekuat për mediat në Maqedoni. Gjithë kjo edhe një herë dëshmon që edhe ky trup ad hock do të rreshtohet pas ideve partiake, dhe vetëm po mundohen që të prezantohet para faktorit ndërkombëtar sikur që po bëjnë reforma mediale në vend.E jo veprim real për zgjedhjen e problemit me mediumet në Maqedoni” – është shprehur Profesori Universitar, Dejan Donev.

Mes tjerash Profesori Donev, shton se në Maqedoni nevojitet një përkushtim i madh vendimtar që të zgjidhet kjo teme e mediave, e jo të ketë vetëm mashtrime parukerie të realitetit medial në Maqedoni./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu