Donika Bakiu: Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Për InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet më 12 Gusht të çdo viti. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120. Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.

Donika Bakiu është në studimet e ciklit të tretë në UEJL, në drejtimin gjuhë dhe lëtërsi shqipe. Prej në studime deridiplomike ka qenë aktive, mbahet mend se ka qenë për 5 vite e angazhuar në revistën ‘’Euroidea’’, si anëtare e revistës dhe një periudhë si lektore, anëtare në Parlamentin Studentor, më pas në Quality Time, në Këshillin e Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit dhe po ashtu dy vite anëtare në senatin e UEJL-së si përfaqëuese e FGJKK-së nga Parlamenti Studentor. Më shumë se dy vite është kryetare e ALUMNI-t të studentëve të  FGJKK-së .Merr pjesë në konferenca, trajnime, seminare etj. Për më shumë se një vit punon si përkthyese në kompaninë Gjirafa. Gjirafa është kompani lidere e shitjes online. Nga ana tjetër nga muaji prill është e angazhuar si bashkëpunëtore në Kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë dr.Bekim Sali.

1.Si e kujton periudhën e studimeve, bashkë me aktivitetet studentore?

-Periudha e studimeve është një ndër periudhat më të bukura të jetës. Në UEJL kemi kaluar për mrekulli dhe unë ende jam pjesë e universitetit sepse jam në ciklin e tretë të studimeve. E mbaj mend si sot ditën e parë edhe pse kanë kaluar vite.Gjatë tërë studimeve kemi pas prezentime, punime. Tani them sa mirë që kemi pas sepse tani më nuk kemi stres nga ato gjëra. Aktivitetet kanë qenë të shumta por nëse do të ktheheshte koha unë përsëri do të isha e njejta madje edhe më shumë do të punoja. Për 5 vite isha anëtare e rregullt e revistës “Euroidea”, një periudhë edhe lektore, më pas anëtare e Parlamentit Studentor, më pas anëtare e Këshillit të FGJKK-së, anëtare e senatit etj. Angazhime, mbledhje, aktivitete më mungojnë shumë sot e kësaj dite. Më mungon ai orar që duheshte të qëndrojmë në zyrë e shpesh në vend 1-2 orë qëndronim edhe më shumë me punë e biseda. Ndodhte deri orët e vona të punojmë bashkë me anëtarët tjerë! Sikur nuk ndjenim lodhje! Një rast që e kujtoj gjithmonë është kur unë dhe shoqja ime nga Struga, Doruntina Kreka për dy javë kemi bërë gati dy numra të revistës ‘’Euroidea’’ punonim ditë e natë sepse kërkoheshte angazhim maksimal. Kurse koha si anëtare e senatit ishte ndjenjë ndryshe mbledhje me rektorin në atë kohë Prof.dr. Zamir Dika një njeri që për mua është frymëzim gjithmonë dhe të gjithë anetarët tjerë e senatit si dekanët e Fakulteteve,profesorët e shumë të tjerë për të cilët kam respekt të veçantë për të gjithë sepse vlerësonin punën tonë dhe na jepnin motivim.Shumë kohë të bukura, shumë përvoja të bukura të jetës. Për këto kohë sikur duhet të shkruaj roman me shumë vëllime është e pamundur të përgjigjem me pak fjalë.

2. Si ecën puna në Kompaninë Gjirafa?

-Gjirafa është kompani lidere e shitjes online, marketingut online etj. Në Kompaninë Gjirafa jam e punësuar si përkthyese që nga qershori i vitit të kaluar, staf i mrekullushëm dhe gjithçka shkon shumë mirë! Të paktën këtë e shohim te klientët tanë sepse marrim vetëm fjalë të mira!

3. Gjatë Pandemisë COVID-19 keni qenë një zë për përkthime vullnetare kurse tani jeni bashkëpunëtore e Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë dr. Bekim Sali.Çfarë do të thoni për këtë?

-Pandemia na ndryshoj jetën të gjithëve, dua gjithmonë të ndihmoj dhe mund ta bëj këtë. Në fakt përktheja çdo ditë dhe u bë rutinë e ditës. E fillova në mars të vitit 2020 dhe zgjati afër dy vjet.Këtu ku jam sot nuk e prisja! Erdhi si befasi shumë e bukur!Ministri i ri më kontaktoj realisht u habita. Kurrë nuk e kam menduar veten se do të isha pjesë e Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë. Por ka disa muaj që jam edhe më pëlqen është sfiduese por edhe e bukur! Jemi me fat që kemi një njeri të tillë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

4.A mendoni se prindërit kanë patur ndikim në karrierën tuaj?

-Prindërit janë përkrahja ime më me madhe. Pa ata nuk besoj se do të isha kjo që jam sot. Në fakt drejtimin e studimeve e zgjodha unë por përkrahjen e kam pas gjithmonë nga ta. Gjithmonë kanë patur dhe kanë ndikim shumë pozitiv në karrierën time.

5. Një porosi për të rinjtë?

Të qenit i ri është sinonim i ndryshimit, përparimit dhe së ardhmes. Të qenit i ri, do të thotë t’i kthesh problemet në mundësi e zgjidhje dhe të jesh forca lëvizëse e shoqërisë. Të rinjtë jo vetëm që përfaqësojnë të ardhmen e vendit tonë, por ata janë një nga agjentët kryesorë të ndryshimit dhe progresit të shoqërisë. Rinia është simbol i rëndësishëm i forcës dhe këmbënguljes.Rinia ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë , përfshirë lidershipin, risitë, aftësitë etj. Punoni shumë për atë që dëshironi!Mos u dorëzoni! Ne mundemi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu