“Dorëheqje, s’ka nevojë për arsyetim me kllapa”, ja kush kërkon dorëheqjen e Bujar Osmanit?

Ish ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka shpërndarë shkrimin e sotëm të kryediplomatiti Bujar Osmani, duke shtuar në mbishkrim se propozimi francez përhapjen e negociatave me BE-në është joparimor, ndërsa Milloshoski tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Osamni kanë qenë të përfshirë në formësimin e këtij dokumenti.

“Maqedonia mori propozim joparimor dhe poshtërues për kornizë negociuese, plot me çështje të imponuara bilaterale dhe vështrim në të kaluarën. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga publiku. Prandaj nuk ka nevojë as për dy fjalë dhe as për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë. Dorëheqje!”, ka shkruar Milloshoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu