Dorëhiqen dy deputetë të LSDM-së

Nga LSDM kanë konfirmuar zyrtarisht se dy deputetë të kësaj partie, Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski kanë dhënë dorëheqje.

Për Kovaçevskin nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e dorëheqjes, ndërsa Stevo Pendarovski është emëruar kryetar i Këshillit nacional për integrim në NATO.

Por, këtu situata është komplikuar pasi pas konstatimit të dorëheqjes së tyre ,KSHZ duhet të caktojë deputetët e radhës nga lista e njëjtë. Anëtarët e KSHZ-së janë në dorëheqje dhe caktimi i deputetit të rradhës nga LSDM duhet të bëhet para konstatimit të dorëheqjeve të komisionerëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu