Dorëhiqet ministri i shëndetësisë në Kosovë

Mjeku Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje dhjetë muaj pasi ishte emëruar në këtë pozitë nga Kryeministri Albin Kurti.

Në letrën e dorëheqjes, Latifi ka shkruar se me zhgënjim të thellë dhe pas shumë reflektimesh, e ofron dorëheqjen efektive nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë.Në letrën e dorëheqjes, Latifi ka shkruar se ka dorëzuar te Kurti një përmbledhje të të gjeturave, sfidave dhe punëve që janë bërë për dhjetë muaj sa ishte në krye të Shëndetësisë.

Kush është Rifat Latifi?

Profesor Rifat Latifi është mjek dhe profesor i njohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër në Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë për shtetin e Arizonës. Latifi është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID.

Është Laureat i Çmimit pë Arritjen e Shekullit 21 për Shëndetësi nga Programi Computerworld Honors dhe Çmimin Ndërkombëtar për Promovimin e Shëndetit nga Komisioni i Akreditimit të Rishikimit të Përdorimit (URAC), më 2011.

Latifi ka iniciuar e siguruar fonde dhe ka mbikëqyrur tri ekipe kombëtare të programit të telemjekësisë në Evropë dhe Afrikë, për të cilat ai mori çmimin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) dhe “Pfizer International Surgical Volunteerism 2015”

Latifi ka botuar 9 libra për mjekësinë dhe është autor i mbi 100 artikujve shkencorë. Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Kliniken e Klivelandit, e pastaj ne Universitetin Yale. Specializimin e dytë në Traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion, e ka mbaruar në New York College of Medicine. Pas specializimeve, Latifi ka shkuar në Richmond, Virxhinia, për një kohe të shkurtër, e më pas në Tucson, Arizona./ina/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu