Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka raportuar se nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së sipas rregullores së Statutit të partisë.
Ai shtoi se nënshkrimet e grumbulluara bëjnë thirrje për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e Abdixhikut. Rexha shtoi se një grup deputetësh të disa degëve të LDK-së larg syve të kamerave i kanë dorëzuar nënshkrimet për të zgjedhur një lider të ri.










