Në seancën e fundit të Qeverisë janë miratuar katër amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Materialet janë dorëzuar në Kuvend për fazën e tretë dhe të fundit të procedurës për ndryshim të Kushtetutës.
Teksti përfundimtar i amendamenteve është përpiluar pas fazës së debatit publik. Amendamenti 33 ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”; amendamenti 34, me ndryshimin e Preambulës; amendamenti 35, me respektimin e kufijve të shteteve fqinje ai i fundit, amendamenti 36, me kujdesin për shtetasit e Maqedonisë së jetojnë jashtë vendit.
Amendamenti 33 edhe 35 nuk ndryshojnë, kurse në amendamenti 34: nga shpalljet e KAÇKM-së bëhet “vendime juridike nga konstituimi i KAÇKM-së “. Kurse në preambulë shtohet “dhe Marrëveshja e Ohrit”










