Draghi dorëzon dorëheqjen, ku po shkon Italia?

Kryeministri italian Mario Draghi i paraqiti dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella të enjten pasi qeveria e tij u rrëzua, duke e zhytur vendin në një krizë politike që do të godasë edhe tregjet financiare.

Zyra e Mattarella-s tha se kreu i shtetit “pranoi” dorëheqjen dhe i kërkoi Draghit të qëndronte në detyrën e ushtruesit të detyrës.

Deklarata nuk tha se cila mund të jetë lëvizja e radhës e Mattarella-s, sipas Reuters, por burimet politike thanë në fillim të kësaj jave se ai ka të ngjarë të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme në tetor.

Pavarësisht se në votëbesimin ndaj kryeministrit Draghi, Senati italian votoi me 95 vota kundër 38 kundër, Reuters vlerëson se qeveria italiane praktikisht u “kolaps” për shkak se tre partnerët kryesorë të koalicionit të kryeministrit refuzuan të merrnin pjesë në votim.

Nga gjithsej 321 senatorë, në votimin në Dhomën e Lartë të Parlamentit italian, 95 senatorë e mbështetën Draghin, ndërsa 38 ishin kundër, por dhjetëra senatorë bojkotuan votimin.

Ata e kanë lënë kështu koalicionin e Draghit të fragmentuar, pa shumicën e madhe që ai kërkoi të fitonte, dhe zgjedhjet e parakohshme në shtator ose tetor janë rezultati më i mundshëm i kësaj krize politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu