Për fat të keq, cdo orë që kalon e rrit edhe më tej bilancin nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë këtë të martë. Të dhënat e fundit zyrtare bëjnë të ditur se kanë gjetur vdekjen 15 persona.
Bilancit të fundit të raportuar në orën 12:00 për 13 viktima I janë shtuar për fat të keq së fundmi edhe dy viktima të tjerë në Durrës.
Sakaq vijon puna për shumë persona të tjere që rezultojnë të jenë nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë. Konfirmohet se deri tani janë shpëtuar 41 persona.










