Ish kryediplomati dhe politikani serb Vuk Drashkoviq e tha troç se nderimi shtetëror i kriminelit të luftës Ratko Mladiq do të ishte shembje e themeleve morale njerëzore e Serbisë.
Dikur lideri i partisë serbe SPO në pronocim për gazetën serbe Danas vlerësoi se nderimi i një personi si Ratko Mladic është i turpshëm.
“Shugurimi mediatik i Ratko Mladiq si një kalorës hero i kombit serb është i turpshëm. E pafalshme është të festohen krimet e tmerrshme për të cilat ai u dënua. Serbia është buzë greminës së rrënimit shpirtëror”, tha ai.
Drashkoviq e komentoi edhe varrimin e Mladic i cili mund të kryhet me nderimet më të larta shtetërore serbe do të ishte gërryerje e vetë themeleve të Serbisë si komb.
“Varrimi me nderimet më të larta ushtarake shtetërore të njeriut të cilin gjyqet ndërkombëtare e dënuam me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe plot krime të tjera, do të ishte varrimi i themeleve të moralit, drejtësisë e atyre njerëzore të Serbisë së sotme”, tha ai./metro










