Drejt ndarjes me Sarën? Nëna e Ledrit u jep “përgjigjen” ndjekësve

Që prej thumbave, hidh e prit me Dafina Zeqirin, marrëdhënia e Sarës me Ledrin ka qenë në qendër të vëmendjes.

Por ishte premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” që çoi ndjekësit në aludimet se çifti i preferuar i publikut po kalon një krizë.

Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ndërkohë që nuk u pa në asnjë angazhim profesional tjetër, la shumë vend për pikpyetje.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto aludime. Por çdo veprim i tyre apo i njerëzve të tyre të afërm vjen si një përgjigje për ndjekësit.

Disa orë më parë, ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka publikoi një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën. Ky veprim u lexua nga ndjekësit si një mesazh se gjerat mes çiftit vijojnë normalisht./albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu