Drejtësi për Almirin, nesër do të dridhet qeveria e Maqedonisë

Një pjesë e madhe e partive shqiptare dhe organizatave jo qeveritare në Maqedonisë mbështesin protestën e nesërme para qeverisë së Maqedonisë, me moton: Drejtësi për Almirin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lideri i LSDM-së, Ziadin Sela apeloi tek të gjithë qytetarët e vendit që të bëhen pjesë e kësaj proteste, që ky rast të ketë epilog te drejtë gjyqësor dhe vrasësi sa më shpejt të marrë verdiktin e merituar.

“Aleanca për shqiptarët mbështet pa rezervë protestën “Drejtësi për Almirin” dhe njëkohësisht FTON aktivistët por edhe gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e një proteste të qetë dhe të qytetëruar duke ngritur zërin ndaj padrejtësisë së Almirit”, thuhet në njoftimin e partisë të cilën e drejton Sela. Për protestën në fjalë thirrje ka bërë kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi e cila njëkohësisht ka njoftuar se ka organizuar dy autobus për bartjen e qytetarëve nga Haraçina deri para objektit të Qeverisë së Maqedonisë.

Thirrje për ta mbështetur këtë protest kanë bërë edhe pjesëtar të partisë shqiptare në pushtet, BDIsë si dhe shumë përfaqësues të organizata jo qeveritare dhe shoqërisë civile në përgjithësi. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu