Drejtori Gjeneral i MEPSO, Orhan Murtezani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E

Drejtori Gjeneral i Sh.A MEPSO z. Orhan Murtezani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E, si anëtar zyrtar. Në takimin e rregullt të Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit Transmetues për Energjinë Elektrike që mbahet në Bruksel, morën pjesë drejtorë gjeneral të 39 anëtarëve të ENTSO-E që përfaqësojnë 35 vende evropiane.

ENTSO-E dhe anëtarët e tij përmbushin një mision të përbashkët, siguria e sistemit elektroenergjetik të ndërlidhur në të gjitha afatet kohore në nivel pan-evropian dhe funksionimi dhe zhvillimin optimal i tregjeve evropiane të energjisë elektrike të ndërlidhur, duke mundësuar njëkohësisht integrimin e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme dhe me ndihmën e teknologjive të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu