Drejtuesit e BDI-së janë dyfytyrësh dhe hipokrit

Kryetari i shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani sulmon ashpër BDI-në të cilën e quan parti hipokritësh dhe se atë e krahason me politikën e Amdi Bajramit e cila çdo herë lakmon pushtetin, transmeton InfoShqip.com.

”BDI dëshiron të bind shqiptarët se nuk është njësoj si VMRO-DPMNE dhe se vepron si opozitë në kuadër të qeverisë.

Megjithatë e vërteta është ndryshe. Tetë vite në koalicion me VMRO-DPMNE kurrë nuk ia kanë turbulluar ujin Gruevskit, përkundrazi çdoherë janë treguar shërbetor të përbetuar të pushtetit të tij. Kështu ndodhi edhe këtë javë kur votuan vendimin për shpërndarjen e Kuvendit me 24 shkurt.

Thënë shkurt e shqip, politika e BDI-së është si politika e Amdi Bajramit, çdoherë me pushtetin.

Mes BDI-së dhe Amdiut ka vetëm një dallim, Amdiu është i sinqertë sepse thotë atë që mendon, ndërsa drejtuesit e BDI-së janë dyftyrësh dhe hipokrit. Fjalët i kanë si Demushi, e punët si kurrkushi!”, përfundoi Selmani. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu