“Dreqi t’hangtë, s’e le asnjë qershi pa e hongër”, deklarata e Musliut që e shkriu së qeshuri Kurtin (VIDEO)

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti, deklaratat e tij për seancat që mbaheshin gjatë natës, në kohën kur ai ishte në opozitë.

“Kur vijshe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe “po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni”. Çka po bën sot Albin? Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”, ka thënë Musliu.

Pas kësaj deklarate të Musliut, Kurti skuqet nga e qeshura, derisa në disa momente mundohet ta mbulojë të qeshurën me duar. Përveç Kurtit, me këtë deklaratë të Musliut, qeshën edhe deputetët.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu