Dua Lipa magjepset nga bukuritë e Shqipërisë, viziton Parkun Kombëtar të Butrintit

Prej disa ditësh, Dua Lipa po shijon pushimet në Jug dhe ka zgjedhur që shumë momente t’i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar sërish disa foto nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku shihet e veshur me të bardha. Dua shfaqet plot stil dhe natyrisht shumë e qeshur nga përshtypjet që i ka lënë ky vend.

Këngëtarja ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri me familjen dhe partnerin, Anwar Hadid. Menjëherë pas inspektimit të kopshtit që po ndërtohet me financimin e saj, Dua udhëtoi drejt jugut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu