Dua Lipa përkrahëse e Joshuas, ishte prezente me babain në duelin e madh (FOTO)

Superylli shqiptar me famë në botë, Dua Lipa, ka qenë prezente në Wembley për të përcjellë duelin e shekullit në boks mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko.

Ajo në këtë duel ishte bashkë me babain e saj, Dukagjinin, i cili e përcolli hap pas hapi dhe ndoshta edhe i tregonte edhe për rrjedhën e duelit.

Dua për këtë ngjarje ishte përkrah Anthony Joshuas, britanikut të cilin ajo edhe e përgëzoi për fitoren historike pas takimit në të gjitha rrjetet e saj sociale.

Është ndër të pakta herë që Dua shihet në publik me babain e saj pas angazhimeve të mëdha me turneun e saj në SHBA dhe Evropë të mbajtur së fundmi.

Ajo po shijon suksesin e projektit “Scared to be Lonely” me Martin Garrix.

BIG UP @ANTHONY_JOSHUA LONDON REPRESENT

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu