Dua Lipa sulmon rëndë Rita Orën për paraqitjen e saj në Prishtinë?

Ditën e djeshme Dua Lipa kishte bllokuar të gjitha komentet në postimin që kishte bërë për të uruar Pavarësinë e Kosovës dhe kjo sepse shumica prej komentuesve e kishin ofenduar këngëtaren për faktin se kjo e fundit nuk kishte pranuar të vinte falas në koncertin e mbajtur në Prishtinë, siç Rita Ora bëri.

Një tjetër detaj i rëndësishëm ishte ai kur gjatë konferencës për shtyp për gazetarët shqiptarë përpara koncertit, Rita Ora u pyet nëse do të bënte një duet me Dua Lipën dhe nuk dha një përgjigje konkrete por bëri një anashkalim të përgjigjes.

Sikur mos të mjaftonin këto detaje, Dua Lipa ka postuar një foto shumë gazmore në Instastory, ku i uron të gjithëve një javë të mbarë. Një mënyrë qesharake për të ironizuar veshjen e Rita Orës në koncertin që u mbajt në Prishtinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu