“Duan të na mbyllin sytë”, studentët nuk tërhiqen nga protesta

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht shfuqizimit të VKM për taksën e provimeve të mbartura.

Ata thonë se kërkojnë edhe plotësimin e tre pikave të tjera të kërkesës së tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

“Është shashkë për të na mbyllur sytë. Nuk dorëzohemi pa plotësuar kushtet tona. Nuk duam deklaratë nëpër media, duam në rrugë zyrtare. Një deklaratë e ministres Nikolla nuk pranohet. Ju bëjmë thirrje ministres se ne nuk tërqhiqemi nga protesta jonë deri në plotësimin e 4 kërkesave që kemi.Dekanët e fakulteteve kane makinat më të fundit, prindërit tane rropaten për të blere librat tanë, për të paguar tarifat. Gjej një sallë ku të mundet të në nxejë të gjithëve, takim tek e tek nuk ka” janë deklaratat e studentëve pas deklaratës së ministres.

Reagimi i Nikollës:

Studentët kanë gjithnjë të drejtë që të protestojnë kur kanë shqetësime, unë bie dakord me të gjitha kërkesat e tyre. Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për studentët që duan të përsërisin provimet.

Pika e dytë që ka të bëjë me praninë e studentëve në bordet e administrimit, është një rast i paprecedentë, që nuk ndodh asnjë vend, bie dhe në kundërshtim me ligjin. Nëse ata gjejnë një universitet ku kjo ndodh le të ma thonë rastin.

Unë iu kërkoj që të bëni transparencë të bordeve të administrimit, që ato të jenë të hapura për studentët, që të kuptojnë se çfarë ndodh me financat publike.

Çfarë kërkonin studentët:

1.Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.

3.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

4. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here