Dueli me Hellas, Milani në emergjencë, Pioli humbet një tjetër titullar

Hellas Verona është kundërshtari i radhës i Milanit në kampionat. Kuqezinjtë luajnë nesër në transfertë (15:00) kundër një prej ekipeve më të vështira për t’u mposhtur. Objektivi është fitorja, teksa Stefano Pioli duhet të përballet me mungesa të shumta. Ante Rebic ishte programuar titullar për këtë sfidë, por sulmuesi kroat nuk është grumbulluar për ndeshjen e së dielës.

Rebic ka pësuar një inflamacion në kofshën e djathtë dhe trajneri Pioli nuk e ka grumbulluar. Vetëm dy alternativa në majë të sulmit për “Djallin”: Rafael Leao dhe Emil Roback.

17-vjeçari i talentuar suedez që u ble për 1.5 milion euro nga Hammarby, është pjesë e ekipit U19 të Milanit. Pioli e ka grumbulluar për sfidën me Hellas, që mund të jetë ndeshja debutuese e Roback me Milanin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu