Duma kritika Bashës? Duhet më shumë fjalor i vërtetë nga opozita

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora i adresoi disa kritika liderëve të opozitës, teksa hoqi paralele me rastin e Albin Kurtit.

Duma: Ajo që vihet re te Albini është entuziazmi i fjalëve të vërteta. Një lloj vërtetësie që njerëzit kanë nevojë ta dëgjojnë, që ne këtu e kemi në nivel batutash, sepse vërtetësia e gjërave nuk thuhet fare.

Zheji: Duke qenë se Albini ishte thuajse lideri i opozitës, atëherë i mungojnë fjalët e vërteta Lulzim Bashës, ky është problemi?

Duma: Padyshim më shumë fjalori i vërtetë duhet nga opozita. Kur e them këtë nuk nënkuptoj që pjesa racionale e të gjithë argumentimit nuk duhet të ekzistojë, por duhet të shkojmë drejt një fjalori shumë më goditës, shumë më të qartë, më të shkurtër, diferencues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu